Strasburg, Krasniqi takon Lunacek
20/01/2011 17:50
Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po viziton Strasburgun, është takuar me eurodeputeten Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në PE.
Sipas mediave kosovare, në qendër të bisedimeve kanë qenë raporti i Dick Marty dhe zgjedhjet, për të cilat Lunacek ka përsëritur se kanë dëmtuar imazhin e Kosovës.
Ndërsa Krasniqi, nga ana e tij, është shprehur se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për një reformë zgjedhore.
Në vlerësimin e pak ditëve më parë për rivotimin e 9 janarit, Lunacek tha se procesi ishte shoqëruar nga parregullësi dhe manipulime.
Top Channel