Rusia s’është optimiste për bisedimet e reja mes Serbisë dhe Kosovës.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Konuzin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë, por ka theksuar se ajo nuk i sheh me sy të mirë bisedimet.

Diplomati rus ka përsëritur qëndrimin e Moskës zyrtare duke deklaruar se Rusia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

“Cështja e Kosovës mbetet ende për t’u zgjidhur sipas së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të rezolutës 1244”, ka pohuar Konuzin.

Ai ka shtuar se Moska nuk pret mirë edhe disa prirje të Serbisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Anëtarësimi i Serbisë në NATO do të shihet me sy tjetër, për faktin se NATO është një aleancë ushtarake dhe sepse kjo është një cështje sigurie”, ka shtuar Konuzin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta