Regjizori Smith nuk duron dot punën me Willis

20/01/2011 17:25

Regjizori Kevin Smith e cilësoi punën me aktorin e madh hollivudian, Bruce Willis, si tepër të vështirë dhe të padurueshme, në një deklaratë surprizë për një revistë rozë amerikane.

Regjizori i filmit “Cop Out” pranoi se shpreson që të mos jetë kurrë më i detyruar të punojë me yllin Willis. “Është një njeri i vështirë dhe nuk të ofron asnjë ndihmë gjatë xhirimeve. Duhet të kesh nerva të çelikta për të punuar me të”, deklaroi Smith.

Bruce kishte rolin e aktorit protagonist të filmit zhgënjyes të nxjerrë në kinema gjatë 2010-s dhe Kevin mendon se sjellja e Bruce ndikoi në dështimin e filmit.

”Asnjëherë nuk isha ndeshur me një situatë të tillë, kur aktori protagonist nuk interesohej fare për filmin dhe për kolegët e tij. Shumë njerëz mbetën të zhgënjyer nga sjellja e tij, ndërsa Willis nuk na ofroi asnjë lloj ndihme. Madje ai as që nuk donte të pozonte për një poster reklamues të filmit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta