Delegacioni i Parlamentit maqedonas nuk ka vendosur ende se cfarë qëndrimi do të mbajë në Asamblenë Parlamentare të KiE, ku do të diskutohet raporti i Dick Marty.

Edhe përfaqësues të partive shqiptare nuk janë të qartë se si duhet të votojnë, por thanë se vendimi do të merret në Starsburg.

“Deri të hënën, në orën 4 të pasdites është afati i fundit për dorëzimin e amendamenteve dhe pa përfunduar ky afat është objektive të mos kërkohet një qëndrim unik përsa i përket votës”, ka deklaruar deputetja e BDI, Ermira Mehmeti.

Ajo ka theksuar se e rëndësishme është që në asamble të arrihet një marrëveshje që të cojë në zhvillimin e hetimeve mbi akuzat e senatorit zviceran.

“Qëllimi themelor i delegacionit maqedonas do të jetë që nga ky diskutim të dalë një thirrje për një hetim të paanshëm, objektiv dhe ndërkombëtar për akuzat e zotit Marty”, ka shtuar Mehmeti.

Top Channel