
Një deklaratë e guvernatorit demokrat të Hauait, Neil Abercrombie ka rindez akuzat e ekstremit të djathtë në SHBA, sipas të cilëve presidenti Obama nuk ka lindur në Amerikë.
Guvernatori pak kohë më parë u shpreh se në Hauai nuk gjendet akti origjinal i lindjes së Barak Obamës. Pas kësaj deklarate ekstremi i djathtë ka kërkuar dorëheqjen e presidentit pasi ky fakt e bën të pamundur ushtrimin e dyterës prej tij, pasi posti i shefit të Shtëpisë së Bardhë, mbahet vetëm nga personat të cilët kanë lindur në SHBA.
Ndërkohë, guvernatori Abercrombie ka pranuar se cështja e certifikatës origjinale të lindjes së Obamës mund të sjellë një sërë komplikimesh politike në vend, kryesisht përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme dhe rikandidimit të Obamës në vitin 2012. Por megjithatë ka siguruar amerikanët se Shteti i Hauait zotëron dokumente të tjera të cilat vërtetojnë lindjen e Obamës në SHBA.
Top Channel