Në mungesë të një kontrolli apo ndikimi nga Banka Qendrore, bankat e nivelit të dytë në Kosovë dyshohen për një marrëveshje për caktimin e normës së interesit, duke e mbajtur atë në nivele shumë të larta.

Nëse një qytetar i Kosovës aplikon për një kredi presonale me vlerë 15 mijë euro, me afat kthimi 7 vjet e këst mujor 280 euro, aktualisht normat e interesit për kreditë e dhëna janë nga 11.5 deri në 12 përqind.

Aplikimi i normave të larta të interesit dhe mos ulja e tyre në vitet e fundit ka bërë që autoriteti kosovar i konkurencës të nisë hetimet për bankat e nivelit të dytë pasi dyshohet se ato kanë një marrëveshje për mbajtjen e normave të interesit në nivele të larta.

Banka Qendrore e Kosovës nuk mund të japë kredi për shkak të përdorimit të njëanëshëm të valutës euro, as nuk mund të ndikojë në përcaktimin e këtyre normave.

“Si rezultati i adaptimit të njëanëshëm të valutës euro në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës nuk është bankë emëtuese dhe si e tillë kufizohet në ushtrimin e politikave monetare. BQK-së i mungojnë instrumentet për të ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë në normat e interesit bankar”, deklaroi për Top Channel, Drejtori për Analiza Ekonomike, Arben Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA