Kosovë, në shkurt certifikimi i zgjedhjeve
20/01/2011 18:45
Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka deklaruar sot se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare mund të ceritikohen në fillim të shkurtit.
Daka ka bërë të ditur se nesër Komisioni do të shqyrtojë planin operacional të Qendrës për Numërim dhe Rezultate dhe më vonë do të mund të bëhet certifikimi.
“Nuk do të jetë mesi i shkurtit, por diku më herët, në fillim të shkurtit. Megjithatë, nuk jam ndalur në data dhe parashikime, pasi kjo nuk varet nga ne”, ka pohuar Daka.
Kryetarja e KQZ-së ka shtuar se ky institucion do të respektojë të gjitha afatet ligjore, përfshirë rivotimin e 23 janarit në Mitrovicë.
Top Channel