Ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjic kishte planifikuar shkëputjen paqësore të Malit të Zi nga Serbia dhe më pas ndarjen e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur pasardhësi i tij në krye të partisë, Zoran Zhivkovic në një intervistë për mediat serbe.

Sipas Zhivkovic, pjesë e këtij plani ishte edhe zgjidhja e cështjeve që kishin të bënin me krimin e organizuar, si dhe organizimi i ushtrisë.

“Por plani në fjalë hasi në kundërshtimin e disa prej zëvendësve të Gjingjic dhe kabinetit të presidentit të asaj kohe, Vojisllav Koshtunica”, ka deklaruar Zhivkovic.

Zhivkovic mori postin e Zoran Gjingjic pas vrasjes së tij në mars të vitit 2003 nga Milorad Ulemek Legija dhe organizata e tij kriminale e njohur si klani i Zemunit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta