
Sulmuesi i Inter-it, Samuel Eto’o, në një program të “Canale 5”, preku sot shumë çështje të aktualitetit, midis të cilave situatën aktuale të klubit apo largimin e trajnerit Benitez.
”Kur luan futboll, gjëja më e rëndësishme është të fitosh. Në një moment të caktuar të vitit të shkuar, të gjithë duhet të jepnim më shumë. Mourinho më kërkoi në disa raste të luaja si mbrojtës i majtë, e provova dhe fatmirësisht më shkoi mbarë.
Benitez? Mendoj se deri në ndeshjen me Juventus-in luajtëm shumë mirë. Kanë ndodhur më pas gjëra në dhomat e zhveshjes, por nuk dua t’i bëj publike. Benitez-in e falenderoj, edhe sepse nën drejtimin e tij fituam dy kupa dhe këtë njerëzit shpesh herë e harrojnë”, përfundoi kamerunasi.
Top Channel