
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton ka deklaruar se nuk është e nevojshme që BE të dërgojë një prokuror të posacëm në Kosovë për të hetuar akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty.
Duke iu përgjigjur kërkesës së organizatës HRW, Ashton është shprehur se misioni EULEX ka në dispozicion prokurorë të pavarur që mund të hetojnë akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Thaci.
Në këtë drejtim, ajo i ka bërë thirrje senatorit zviceran që provat dhe faktet që zotëron mbi këtë cështje t’ia dërgojë EULEX-it.
“Cdo prokuror duhet t’i bazojë hetimet e veta mbi dëshmitë që parashtrohen në gjykatë. Nëse është e vërtetë që zoti Marty, apo cilido tjetër, ka gjetur prova thelbësore për aktivitete kriminale, ne do ta inkurajonim atë që t’ia dërgonte ato autoriteteve përkatëse, përfshirë EULEX-it”, ka deklaruar Ashton.
Top Channel