
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij është e gatshme për të funksionuar dhe kjo sipas tij do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.
Deklaratën e tij Thaci e ka bërë gjatë një vizite në Mitrovicë, ku më 23 janar do të rivotohet, prej nga ka theksuar se cështja e qeverisë së re është “punë e kryer”.
“PDK ka shënuar një fitore bindëse dhe ju keni kontribuar në këtë fitore. Ju duhet të kontribuoni me deputetët dhe ministrat tuaj, në mënyrë që qeverisja ime në mandatin e ardhshëm të jetë më e lehtë”, i është drejtuar Thaci elektoratit.
Duke e cilësuar PDK-në si partinë e së ardhmes, Thaci ka rikonfirmuar planin e qeverisë së tij për rritjen e rrogave të punonjësve të sektorit publik.
“Prej këtej iu garantoj arsimtarëve, policëve dhe gjithë punonjësve publikë se rritjen do ta marrin në rrogat e janarit”, ka premtuar Thaci.
Top Channel