Me rezolutën e miratuar për integrimin e Serbisë, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Beogradit për nisjen e dialogut me Prishtinën.

Ndërsa me miratimin e amendamentit të raportueses për Kosovën Ulrike Lunacek, eurodeputetët kërkuan që Serbia të mos e përmendë më fjalën “status” në bisedimet e reja.

Sipas mediave kosovare, amendamenti në fjalë u miratua me 335 vota pro dhe 312 kundër.

Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të nisin dialogun pa shtyrje të mëtejshme dhe kanë theksuar se, që ai të jetë i suksesshëm, duhet gatishmëri nga të dyja palët për kompromis.

Top Channel