PE ratifikon MSA-në me Serbinë

19/01/2011 17:10

Parlamenti Evropian ka miratuar sot Marrëveshjen për Stabilizim Asociimin me Serbinë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave MSA-ja u ratifikua me 612 vota pro dhe 38 kundër.

Eurodepuetët miratuan edhe rezolutën për integrim evropian të Serbisë, autor i së cilës është raportuesi i PE-së, Jelko Kacin.

Para votimit të rezolutës, deputetët u shprehën pro për nëntë amendamente, nga të cilat shumica u përkrahën.

Top Channel