Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot nga Mitrovica, se në vjeshtë në Kosovë do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

“Zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk kanë legjitimitet për institucione afatgjata, pasi nuk bazohen tek vota e qytetarëve, por tek numërimi, manipulimi dhe lëshimet e tjera që janë bërë gjatë votimit”, ka pohuar Mustafa.

Sipas tij, institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit do të jenë afatshkurtra, aq sa duhet për të përgatitur zgjedhjet e reja me një ligj të ri zgjedhor.

“Në vjeshtë të kemi zgjedhje ku kutitë të mbushen nga qytetarët dhe jo nga PDK-ja. Humbës janë ata që morën numrat dhe shumë shpejt ata do të dënohen me zgjedhje të reja”, ka shtuar Mustafa.

Top Channel