Milan, aktiv në merkato
19/01/2011 12:00
Milan është shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbrojtësin e majtë të Sampdorias, Reto Ziegler.
Në orët e ardhshme pritet që tratativat të mbyllen sepse diferenca midis kërkesës dhe ofertës është vetëm 1 milionë euro.
Në pritje të përforcimeve, trajneri kuqezi Allegri më në fund ka në dispozicion Andrea Pirlon i cili nesër ndaj Barit pritet të luajë disa minuta.
Titullar në ndeshjen e nesërme për Kupën e Italisë pritet të jetë edhe Antonio Cassano.
Top Channel