Trupat e KFOR-it më 22 janar do t’ia kalojnë përgjegjësinë për kontrollin e kufirit me Maqedoninë policisë kufitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e trupave ndërkombëtare, sipas të cilës kalimi i kompetencave do të bëhet në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe vetë komandanti Erhard Byhler.

Sipas të njëjtit burim, në ceremoni do të jenë gjithashtu të pranishëm ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, kreu i misionit EULEX, si dhe diplomatë kosovarë e maqedonas.

Top Channel