Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi është takuar sot në Strasburg me kreun e PE për marrëdhëniet me Ballkanin, Eduart Kukan, të cilin e ka informuar mbi zhvillimet politike në Kosovë.

Duke u ndalur tek bisedimet e ardhshme me Serbinë, Krasniqi ka deklaruar se Prishtina do të jetë gati për fillimin e tyre menjëherë pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Ndërsa përsa i përket raportit të senatorit zviceran Dick Marty, Krasniqi ka theksuar se ai është një riciklim i një hetimi të zhvilluar në vitin 2004 nga gjykata e Hagës.

Presidenti kosovar ka shprehur gatishmërinë e Prishtinës dhe të Tiranës zyrtare për të zhvilluar hetime mbi raportin e diskutuar.

Më tej ai ka kërkuar që, nëse Asambleja Parlamentare e KiE miraton rezolutën për raportin, të hyjë në fuqi hetimi dhe t’i kërkohet Marty-t që provat dhe faktet t’ia dorëzojë EULEX-it.

Top Channel