Inter, përforcime për të ardhmen

19/01/2011 17:55

Transferimi i kilenit Sanchez tek Inter-i nga Udinese duket se është bërë i pamundur dhe kjo ka bërë që zikaltërit të përqendrohet tek merkato e të rinjve të tjerë të talentuar, të konsideruar si shpresa për të ardhmen.

Është konfirmuar blerja e të riut gjerman Krasmuller nga Bayern Munchen. 19-vjeçari konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i Schëeinsteiger-it. Ndërkohë, po punohet për të sjellë në skuadër edhe të riun e Bologna-s, Krhin.

Mesfushori me cilësi mbrojtësi do të integrohej menjëherë në skuadër për të zëvendësuar Muntari-n, i cili është i pakënaqur dhe po i bën presion klubit për të lejuar transferimin e tij në Angli.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta