Cështja e serbëve të dyshuar se kanë blerë dëshmi të rremë rreth transplantimit të organeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, rikthehet në gjykatë.

Megjithatë, i pranishëm në seancën ku dhe pritej të konfirmohej aktakuza ishte vetëm njëri prej katër serbëve të akuzuar, Gligor Joshinac.

Tre të akuzuarit e tjerë munguan në seancën gjyqësore me arsyetimin se nuk e kishin marrë ftesën e gjykatës. Ndërkohë, konfirmimi i aktakuzës rreth cështjes së katër serbëve u shty për datën 29 mars të këtij viti.

Prokurori i cështjes gjatë seancës gjyqësore kërkoi nga trupi gjykues që ndaj të akuzuarit Gligor Joshinac të caktohet masa e arrestit, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga gjykatësi ndërkombëtar Arkadio Sedak.

Po kështu, gjatë seancës ishin të pranishëm edhe dy avokatët mbrojtës te serbëve të tjerë të akuzuar. Katër serbët e dyshuar akuzohen se kanë ofruar para përkundrejt deklaratave të rreme për transplantim e trafikim organesh në Kosovë.

Rikthimi i cështjes në gjykim u bë pas publikimit të raportit të Dick Mary. Kolegji prej 3 gjyqtarësh kishte vendosur që ceshtja të rikthehet në shqyrtim, pasi sipas tyre, vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim të të dyshuarve nuk ishte i drejtë.

Serbët e dyshuar akuzohen se ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të deklarimeve të sajuara për viktima që do të dëshmonin për transplantim organesh në periudhën e luftës në Kosovë.

Top Channel