
Politikani shqiptar Ali Ahmeti ka deklaruar se edhe kur ka qenë në krye të UCK-së, ashtu edhe tani në krye të BDI-së, mbetet kundër ndarjes së Maqedonisë.
“Si atëherë, edhe sot nuk pendohem kurrë për këtë vendim serioz të shtabit të përgjithshëm të UCK-së, që s’ka ndarje të Maqedonisë”, ka pohuar Ahmeti.
Ai ka theksuar se gjatë luftës, UCK nuk ka luftuar vetëm për shqiptarët, por për të gjithë popullin maqedonas.
Kreu i BDI-së ka deklaruar gjithashtu se kjo parti do ta ndihmojë Maqedoninë për t’u integruar sa më shpejt në NATO dhe BE.
“Ne punojmë që ky vend të integrohet në BE dhe NATO, sepse NATO në momentin historik për shqiptarët ndërpreu genocidin dhe kaloi në anën e së drejtës”, ka shtuar Ahmeti.
Top Channel