Komiteti për politikën e jashtme në Parlamentin Evropian diskutoi dje mbi procesin e rivotimit të 9 janarit në Kosovë, për të cilin vlerësoi se ndonëse pati përmirësime teknike u shoqërua me parregullësi të shumta.

Në fjalën e saj, shefja e delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Ulrike Lunacek tha se u konstatuan mashtrime dhe kërcënime gjatë numërimit të votave.

Ndërsa eurodeputeti Eduart Kukan u shpreh se përshtypja e përgjithshme është pozitive, por nga ana tjetër theksoi se në shumë vendvotime pati organizime për të manipuluar procesin zgjedhor.

“Një proces i tillë zgjedhor frenon progresin e përgjithshëm të Kosovës dhe dialogun e ardhshëm Prishtinë-Beograd”, deklaroi Kukan.

Top Channel