Ryan Babel drejt Bundesligës
18/01/2011 19:10
Liverpool ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje mes klubit anglez dhe gjermanëve të Hoffenheim për transferimin e hollandezit Ryan Babel në Bundesligë.
Shuma për të cilën është arritur marrëveshja nuk është bërë e ditur.
24-vjeçari ka luajtur me Liverpool që nga viti 2007, kur u transferua nga hollandezët e Ajax.
Tani mbetet vetëm që Hoffenheim të arrijë një marrëveshje me vetë mesfushorin hollandez.
Babel është një prodhim i akademisë së famshme të Ajax dhe ka debutuar me ekipin e parë të gjigandëve hollandezë në shkurt të vitit 2004.
Top Channel