Raportuesi i KiE, Dick Marty nuk i ka dërguar ende asnjë provë dhe fakt misionit EULEX lidhur me akuzat e bëra ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci, për drejtimin e trafikut të organeve njerëzore, drogës dhe armëve.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, misioni i BE-së javë më parë i shkroi një letër zyrtare Marty-t, ku i kërkonte vënien në dispozicion të fakteve dhe provave.

Por përgjigjia e tij ka qenë shumë e thatë: “E kemi marrë kërkesën tuaj”, është përgjigjur zyra e senatorit zviceran.

Drejtuesit e EULEX janë në pritje të një përgjigjeje më konkrete nga Marty, si dhe presin që të ketë më shumë qartësi në sesionin e radhës të KiE, që do të mbahet më 25 janar.

Top Channel