Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek i ka bërë thirrje klasës politike kosovare që qeveria e re të jetë e pastër dhe jo me elementë që janë nën hetim.

“I takon Parlamentit dhe qeverisë së ardhshme të Kosovës që të dëshmojnë seriozitet dhe që kritikat për parregullësitë në zgjedhjet e përgjithshme janë marrë seriozisht”, ka deklaruar Lunacek.

Në një intervistë për BBC, Lunacek është shprehur se Parlamenti dhe qeveria e re duhet të punojnë për të rikthyer kredibilitetin e humbur me zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe ato të 9 janarit.

“Duhet të marrë fund tradita e pandëshkueshmërisë të përgjegjësve për parregullësi dhe manipulime. Ata duhet të vihen para drejtësisë dhe të dënohen”, ka pohuar Lunacek.

Ajo ka shtuar se imazhi i Kosovës u dëmtua pas zgjedhjeve parlamentare, gjatë të cilave sipas saj u kërcënuan edhe shumë vëzhgues ndërkombëtarë.

Top Channel