Ambasada e Maqedonisë në Londër është evkuar mbrëmjen e djeshme për shkak të rrezikut të një shpërthimi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave masa në fjalë u mor nga frika e shpërthimit të një sasie gazi.

Situata u komplikua pasi pranë ambasadës maqedonase ndodhen edhe selitë e qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme britanike.

“U urdhërua që të braktisnim ndërtesën e ambasadës për shkak të rrezikut të një shpërthimi të madh dhe ne e respektuam këtë urdhër për arsye sigurie”, ka deklaruar ambasadorja maqedonase, Marija Efremova.

Top Channel