Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar raportin përfundimtar të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, për të anuluar dy vendvotime nga rinumërimi i 40 për qind të votave të rregullta të 12 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka saktësuar se në shtatë vendvotime të tjera janë anuluar votat me kusht.

Ndërkaq, nga rinumërimi i 92 vendvotimeve të rivotimeve të 9 janarit, KQZ ka anuluar dy vendvotime në Skënderaj.

Top Channel