Departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it ka bastisur sot katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave bastisjet kanë lidhje me hetimin për një tender të dyshimtë.

Sipas burimeve, në tenderin në fjalë dyshohet se është e përfshirë edhe Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.

Burimet saktësojnë se bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it në gjykatën e qarkut në Prishtinë.

Ndërkohë, në një hetim tjetër po për tendera të dyshimtë, policia e EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në komunën e Gjilanit.

Top Channel