Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se kjo parti nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj i mëparshëm lidhur me koalicionin e mundshëm me PDK-në.

Sipas Isufit, AAK nuk ka hyrë në asnjë Pazar për ndarjen e pushtetit me partinë e Hashim Thacit.

“Nuk ka lëvizje nga pozicioni i mëparshëm. Informacionet për afrimin e AAK-së me PDK-në janë vetëm shkrime mediatike dhe asgjë më tepër”, ka pohuar Isufi.

Ai ka theksuar se nuk u beson as zërave se kjo parti do të humbasë disa nga figurat kryesore të saj si Blerim Kucin, apo Burim Ramadanin.

Top Channel