Drucas: S’ka NATO pa u zgjidhur “emri”

18/01/2011 13:00

Shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas ka deklaruar se pranimi i Maqedonisë në NATO është i pamundur pa mbylljen më parë të cështjes së emrit.

“Kjo nuk duhet të transmetohet gabimisht si mungesë e dëshirës së Athinës për integrimin e IRJM-së në NATO”, ka deklaruar Drucas.

Sipas tij, Greqia ka pasur qëndrim konstruktiv dhe ka ftuar Shkupin që të mbajë gjithashtu një qëndrim të tillë.

“Qëndrimi i Athinës zyrtare është i qartë, për gjetjen e një kompromisi për një emër me përmbajtje gjeografike, si dhe për një zgjidhje “erga omnes””, ka theksuar Drucas.

Deklarata e tij vjen një muaj para mbajtjes së raundi të ri të negociatave greko-maqedonase në Nju Jork, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Metju Nimic.

Top Channel