Prokuroria kosovare ka ngritur akuzë ndaj shtatë shqiptarëve lidhur me tragjedinë në lumin Tisa, ku gjetën vdekjen 15 persona që po tentonin të hynin ilegalisht në vendet e BE.

Prokurori Besim Kelmendi, i cili heton krimin e organizuar dhe krimet e luftës, ka deklaruar se 7 të akuzuarit kanë vënë në rrezik jetën e emigrantëve klandestinë, shumica e të cilëve ishin fëmijë.

Prokurori Kelmendi ka saktësuar se të shtatë personat akuzohen për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik qëniesh njerëzore.

Procesi mbi tragjedinë në Tisa, ku 15 vetë gjetën vdekjen teksa po kalonin lumin nga Serbia në Hungari, pritet të fillojë më 20 janar.

Top Channel