Milan, barazim ndaj Lecce
17/01/2011 08:10
Milan, pas barazimit të javës së kaluar ndaj Udinese, ndalet sërish në javën e 20-të të Serisë A.
Lecce arrin të barazojë 1-1 ndaj kryesuesve të kampionatit italian.
Pas një pjese të parë pa gola, Milan arrin të kalojë në avantazh në minutën e 49-të falë një goli të jashtëzakonshëm të Zlatan Ibrahimoviç.
Lecce nuk dorëzohet dhe në minutën e 82-të Olivera barazon për vendasit.
Milan vazhdon të ruajë kryesimin me 41 pikë. Në vend të dytë Lazio dhe Napoli me nga 37 pikë.
Top Channel