Në qendër të Prishtinës janë plagosur me armë zjarri dy qytetarë. Policia e Kosovës njofton se incidenti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, saktësisht prapa banesave të “Santea”, në vendparkimin “Flamurtari”.

Sipas të dhënave të policisë dhe hetimeve të para, incidenti ka ndodhur pas një zënke ndërmjet dy grupeve, ndërsa njëri nga të plagosurit është kalimtar rasti.

Megjithatë, policia ende nuk ka kapur autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas zëdhënësit të policisë Brahim Sadriu, zënka ndërmjet dy grupeve kishte nisur në një lokal, ndërsa ka vazhduar edhe jashtë tij ku njëri ndër personat e përfshirë në të ka shtënë me armë zjarri.

Përvec personit që kishte dashur të qëllonte, ai ka plagosur edhe një kalimtar. Ndërkohë, sipas të dhënave nga spitali i Prishtinës, që të dy të plagosurit janë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel