Nëntë të dyshuar si antarë të një grupi anarkist janë paraqitur përpara një gjykate në Greqi, pasi besohet se janë të përfshirë në një seri shpërthimesh që tronditën Athinën, raportuan mediat greke gjatë ditës.

Një total prej 13 antarësh, midis moshës 19 dhe 30-vjeçare, akuzohen se i përkasin “një grupimi terrorist”. Katër prej tyre janë duke u gjykuar në mungesë.

Nëntorin e shkuar, grupi anarkist “Bërthama e Zjarrit” pranoi autorisinë për dërgimin e pakove bombë në disa ambasada në Athinë si dhe në tre përfaqësi jashtë shtetit. Nëse shpallen fajtorë, të dënuarit rrezikojnë dënime 10-25 vjet.

Top Channel