Një bombë dore e fshehur në një pako është gjetur sot përpara selisë së ambasadës kroate në Berlin.

Lajmin e bën të ditur agjencia gjermane e shtypit, “DPA”, sipas të cilës, bomba u largua nga vendi i ngjarjes nga specialistët e eksplozivit.

Të enjten e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovic.

“DPA” shton më tej se seksioni i anti-terrorit në policinë gjermane po heton për identifikimin e personave që vendosën bombën para ambasadës.

Dyshohet që autorë të jenë ekstremistët, të cilët nuk shohin me sy të mirë miqësinë mes presidentëve Tadic dhe Josipovic dhe që nuk duan të tejkalohen lehtë armiqësitë mes Serbisë dhe Kroacisë.

Top Channel