Shqiptarët e Maqedonisë vazhdojnë të mbeten të ndarë dhe as tryeza e partive politike e thirrur nga presidenti i vendit, Xhorxhe Ivanov nuk do të mund t’i bashkojë, qoftë edhe formalisht.

Nëse Ali Ahmeti i BDI-së ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në këtë tryezë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaci ka dhënë të kuptohet se nuk do të shkojë.

“Sigurisht që do të marr pjesë në takimin që ka thërritur Presidenti i Republikës”, u shpreh për mediat kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sipas të gjitha gjasave, jo, por do të kemi mbledhjen e kryesisë së partisë dhe vendimi përfundimtar do të merret nga organet e partisë”, tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaci.

Top Channel