Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Ëndrrat kanë frymëzuar njerëz të famshëm për të bërë shpikje, vepra arti, por edhe pushtime.
Ato e kanë ndihmuar shumë Pol Mekartnin e grupit legjendar Bitëlls. Melodia e këngës së famshme “Yesterday” i erdhi në ëndërr në vitin 1965. Në një ëndërr tjetër, nëna e tij Meri e ka frymëzuar për këngën ‘Let It Be’.
Ajnshtajn u frymëzua nga një ëndërr për të zbuluar teorinë e relativitetit. Në ëndërr ai po zbriste nga një mal me shpejtësi dhe ndërkohë shihte shfaqjen e yjeve që ndryshonte ndërsa i afrohej shpejtësisë së dritës.
Presidenti Abraham Linkoln pa në ëndërr vrasjen e tij dhe ia përshkroi atë bashkëshortes vetëm pak ditë para ngjarjes.
Elias Hoëe në vitin 1845 shpiku makinën qepëse pasi pa një ëndërr që e ndihmoi të kuptonte se si mund të montonte gjilpërën në shpikjen e tij.
Doktor Frederick Banting gjeti kurën e diabetit në ëndërr. Ai fitoi çmimin Nobel në mjekësi.
Mirëpo ka pasur edhe ëndrra që kanë frymëzuar diktatorë për vrasje e pushtime.
Stalini ka eleminuar antarë të qeverisë vetëm se kishte parë në ëndërr gjarpërinj helmues të cilët ishin shndërruar në koka njerëzish dhe pikërisht në fytyrat e tyre.
Kurse Sadam Hysein ka pushtuar Kuvajtin vetëm prej një ëndrre të cilën e kishte parë tri net rresht. Tri gjarpërinj të kthyer në njerëz i kishin çuar atij në ëndërr mesazhin e pushtimit.
Hitleri shihte shpesh ëndrra të cilat i interpretonte si mesazhe të fatit të cilat e paralajmëronin se duhej patjetër me të gjitha forcat të luftonte për të mundur të gjithë armiqtë e popullit gjerman.
Emisioni i “Pasdites” iu dedikua i gjithi botës së ëndrrave gjatë ditës së hënë. Të plotë, atë mund ta ndiqni në galerinë tonë të videove.
Top Channel