Në Kosovë është hapur një debat mbi target serbe të makinave që qarkullojnë në rrugë, policia vendosi të nisë një aksion për konfiskimin e të gjitha targave të reja të Republikës së Serbisë.

Zyrtarë të policisë deklaruan se deri tani janë sekuestruar vetëm tre të tilla, ndërsa janë ndaluar disa shtetas të hyjnë në Kosovë.

“Nuk ka numër të madh të targave nëpër rrugë me targa të Serbisë. Mund të jetë në fazën fillestare, por nuk ka”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përshkushtuar në zbatimin e urdhërit të Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi për konfiskimin e të gjitha targave të Serbisë që identifikojnë vise të Kosovës e që udhëtojnë në territorin e Kosovës.

Top Channel