Komisioni Evropian u ka bërë sërish thirrje partive politike në Kosovë që t’i adresojnë të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve.

Natasha Butler, zëdhënëse e komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, ka deklaruar se Brukseli i merr seriozisht akuzat për parregullësi në zgjedhje.

Ajo ka nënvizuar se cështja e zgjedhjeve është e ndarë nga ajo e liberalizimit të vizave, por ka theksuar se parregullësitë do të zënë vend në raport-progresin për Kosovën, që BE publikon cdo vit.

Ndërkohë, autoritetet kosovare druhen se disa shtete të BE kanë rezerva për nisjen e dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave.

Top Channel