Kreu i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier ka deklaruar se për zgjidhjen e cështjeve të rëndësishme duhet një angazhim më i madh dhe më direkt i Prishtinës dhe Beogradit.

Duke komentuar situatën në Kosovë, Zanier ka vlerësuar përsëritjen e zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si një fakt që tregon përpjekje për përmirësimin e gjërave.

“Në këtë kuadër, pas rivotimit të 23 janarit në Mitrovicë mund të bëhet vlerësimi i situatës”, është shprehur Zanier.

Ai ka theksuar se qeveria e re që do të krijohet duhet të angazhohet fuqishëm për zgjidhjen e një sërë cështjeve të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit.

Në këtë drejtim ai ka cilësuar si shumë të rëndësishëm rolin e Bashkimit Evropian, të cilin e ka garantuar se do të ketë mbështetjen e UNMIK-ut.

Top Channel