Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci që të japë dorëheqjen derisa prokurorët ndërkombëtarë të kenë hetuar akuzat për përfshirje në krimin e organizuar dhe në trafikun e organeve.

Kërkesa për Brukselin zyrtrar është bërë nga Qendra për Studimin e Politikave Evropiane.

“Bashkimi Evropian duhet të përmbushë rolin që i ka caktuar vetes si forcë udhëheqëse për transformimin politik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në Evropën moderne dhe në vlerat e saj”, thuhet mes të tjerash në analizën e kësaj qendre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA