Preçi: Tarifat e larta, faji i shtetit

15/01/2011 08:25

Debati mbi planin e ri të qeverisë për të vendosur taksa të larta ndaj shoqërive private, konkretisht banka dhe celularë që aplikojnë tarifa të shtrenjta, ka vijuar më tej.

Një tjetër ekspert, njohës i mirë i konkurrencës, Zef Preçi, vë në dukje faktin se situata aktuale me çmime të larta nuk ka ardhur për faj të bizneseve, por si mungesë i funksionimit si duhet të autoriteteve mbikëqyrëse.

“Nëse tarifat në këto tregje janë të larta, faji nuk duhet kërkuar te bizneset, por te Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike”, thotë Preçi.

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës është i mendimit se mekanizmi i propozuar nga Kryeministri për tatim shtesë ndaj bizneseve nuk është efikas dhe do të rëndojë mbi konsumatorët.

Pak ditë më parë, Kryeministri paralajmëroi rritjen e tatimit për bankat dhe kompanitë e telekomunikacioneve, mbi ato fitime që ai i quajti jo të moralshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA