Manjati indian kërkon studiot e MGM-së
15/01/2011 20:50
Manjati indian Anil Ambani, në krye të perandorisë “Reliance”, është në “pole position” për të blerë studiot e Metro Goldwyn Mayer (Mgm), simboli i njohur i Hollywood-it, i zhytur në borxhe.
Industrialisti, ka në portofolin e tij DreamWorks të Steven Spielberg, synon të përforcojë prezencën e tij në zemër të Hollywood.
Lajmin e ka bërë të ditur sot e përditshmja “Times of India”, duke iu referuar burimeve anonime që po diskutojnë për këtë çështje.
Top Channel