Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku i është përgjigjur pozitivisht koalicionit të mundshëm pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës.

Deklaratën e tij Maloku e ka bërë për gazetën “Express”, në një moment kur shumica e krerëve të AAK-së e kanë mohuar një opsion të tillë, duke ia lënë fjalën e fundit kryetarit të tyre, Ramush Haradinaj.

“Unë i them po koalicionit me PDK-në. AAK, në cilindo variant, duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale. Kështu nuk mund të vazhdohet më”, ka deklaruar Maloku.

Ai ka shtuar se në radhët e AAK-së nuk ka ende një qëndrim zyrtar për koalicionin, por ka saktësuar se ky vendim do të merret menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.

Top Channel