Dhelpra “qëllon” me armë mbi gjuetarin

15/01/2011 15:20

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Bjellorusi, ku një dhelpër e plagosur “qëlloi” mbi gjuetarin që po përpiqej ta vriste, duke detyruar burrin të përfundonte në spital me një plumb në këmbë.

Ngjarja e raportuar nga mediat ruse ndodhi në krahinën e Grodno-s. Pasi qëlloi mbi kafshën, gjuetari u afrua që ta bllokonte, por në tentativë për të shpëtuar, dhelpra bëri që një tjetër goditje të qëllohej. Plumbi përfundoi në këmbën e personit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA