Situata e krijuar në Kosovë nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më mirë me një qeveri me duar të pastra sesa me zgjedhje të reja.

Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, në një intervistë për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”.

Ai ka theksuar se, edhe pse të zgjedhurit e rinj do të kenë probleme me legjitimitetin e tyre në Parlament, qeveria e re duhet të formohet me elementë të besueshëm dhe që s’kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose kanë përjetuar ndonjë aksion nga EULEX, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re”, ka pohuar Dell.

Top Channel