Autoritetet gjermane kanë njoftuar rënien e fluksit të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia, që kulmoi me liberalizimin e vizave.

Sipas një gazete lokale, në fund të dhjetorit të vitit 2010 ra me 75 për qind numri i aplikuesve për azil nga Maqedonia dhe me 39% ai i atyre nga Serbia.

Ndaj dy vendeve në fjalë u adresuan kritika të shumta nga vendet e BE, kryesisht nga Gjermania e Belgjika, për shkak të valës së qytetarëve që kërkonin strehim.

Gjatë vitit të kaluar vetëm në Gjermani ishin regjistruar 41 mijë kërkesa për statusin e azilit, ndërsa në vitin 2009 numri ishte 27 mijë. Shumica e azilkërkuesve kanë qenë pjesëtarë të komunitetit rom.

Top Channel