Tre zyrtarë të policisë së EULEX-it janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të paidentifikuar në veri të Mitrovicës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve, lidhur me ngjarjen është informuar edhe policia rajonale e Mitrovicës, e cila ka hapur një hetim.

Nuk është hera e parë që agjentë të policisë ndërkombëtare sulmohen në zonën veriore të Kosovës, që konsiderohet si më problematikja.

Top Channel