Shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se pret që qeveria e re e Kosovës të ketë në radhët e saj figura me të vërtetë të reja.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Feith është shprehur se qeveria e re duhet të ketë ministra të besueshëm dhe jo zyrtarë që janë nën hetim.

Ai ka paralajmëruar se një veprim i kundërt mund t’i kushtojë Kosovës besueshmërinë e saj tek partnerët ndërkombëtare, në vecanti tek Brukseli dhe Uashingtoni.

“Ajo që më inkurajon tej mase është se ka një ndërgjegjësim të përgjithshëm, se kjo situatë përvecse është serioze, krijon edhe mundësinë për një fillim të ri. Do të jem i interesuar pasi mendoj se ky moment ka rëndësi për Kosovën”, ka deklaruar Feith.

Shefi i ICO-së ka theksuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë qenë me probleme, por ka nënvizuar se përsëritja e vazhdueshme e tyre nuk e zgjidh problemin.

Top Channel