Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta japë në shtator vendimin e saj mbi padinë që Maqedonia i bëri Greqisë për bllokimin e anëtarësimit në NATO.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave deri atëherë Haga do të shqyrtojë pretendimin e Shkupit, se Athina ka shkelur një marrëveshje të vitit 1995 duke vendosur veton e saj në samitin e Bukureshtit.

Por ndërkohë, analistët maqedonas shprehen skeptikë lidhur me vendimin e gjykatës, pasi sipas tyre ai nuk do t’i japë zgjidhje kontestit të emrit kushtetues dhe negociatat me palën greke do të vazhdojnë.

Ndërsa diplomatët në Shkup e Athinë kërkojnë intensifikimin e bisedimeve, në mënyrë që për cështjen e emrit të arrihet një zgjidhje që t’i kontribuojë stabilitetit në rajon.

Top Channel