Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka dërguar një letër kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE, përmes të cilës i kërkon atij mosmiratimin e raportit të Dick Marty.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, në letrën e tij Ahmeti shprehet se ky raport synon cënimin dhe denigrimin e vlerave të luftrave të fundit të popullit shqiptar.

“Raporti i reporterit Dick Marty, për përfshirje të UCK-së në afera kriminale, është tendencioz dhe i ndikuar politikisht”, thotë Ahmeti në letrën e tij.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Mevlut Cavusoglu, i cili ka garantuar zotin Ahmeti se letra e tij u ka kaluar komisioneve përkatëse të KiE.

Top Channel